Meta kujton 110-vjetorin e vdekjes së Petro Nini Luarasit: Martir i gjuhës shqipe, veprat e tij do të mbeten përherë motivim për popullin

Mos i humb

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar ditën e ndarjes nga jeta të rilindasit të njohur Petro Nini Luarasi.

Sot, bëhen 110 vite nga vdekja e tij dhe meta, e cilëson atë si martir të gjuhës shqipe, kulturës dhe atdhedashurisë.

Postimi i Ilir Metës:.

I helmuar në pabesi, si sot 110 vite më parë, u nda nga jeta martiri i gjuhës dhe shkollës shqipe, rilindasi i shquar i Kolonjës së dijes, kulturës dhe atdhedashurisë, patrioti i paharruar dhe Mësuesi i Popullit, Petro Nini Luarasi.

“Edhe 99 herë të rrëzohemi, përsëri duhet të ringrihemi. Mblidheni gjakun tim, që ta përdorin fëmijët për të shkruar shqip!”
Amanetet dhe vepra e tij frymëzuese mbeten përherë motivim në shërbim të kombit dhe arsimit shqip!

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit