Meta kundër ndërtimit të HEC-eve në lumin Vjosë: Çdo qëndrim kokëfortë s’do i shërbente të ardhmes drejt BE-së, të shpallet Park Kombëtar!

Mos i humb

Vritet me armë zjarri ndërtuesi në Himarë, plagoset në këmbë motra

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin  sotëm në Himarë, ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri ndërtuesi 51-vjeçar Niko Goro.

Cili është zakoni që e bën një student të keq

Studimi dhe veçanërisht përsëritja është alfa dhe omega tek studenti për të pasur performancë të mirë në mësimet e tij. 

Covid-19/ Kompania Johnson & Johnson pezullon punën për vaksinën, shkak efektet anësore të pashpjegueshme

Lajme jo të mira vijnë nga zhvillimi i vaksinës së Covid-19. Një nga kompanitë më premtuese të krijimit të vaksinës për koronavirus...

Zvicra porosit 5.3 milionë vaksina nga kompania britanike AstraZeneca

Qeveria Federale e Zvicrës po vazhdon përpjekjet e saj për të siguruar vaksinën kundër Covid-19 dhe tani ajo po porosit deri në...

Presidenti Ilir Meta ka ngritur sot shqetësimin me ndërtimin e disa HEC-eve në vendin tonë, që sipas tij ushtrojnë aktivitete armiqësore në zonat e gjelbërta.

I pranishëm në tryezën me temë “E ardhmja e Lumit Vjosa”, kreu i shtetit pohoi se mbështet iniciativën për ndalimin e ndërtimit të HEC-eve mbi lumin Vjosë.

Sipas tij, raportet për ndikimin mjedisor të HEC-eve përgatiten në tavolina me papërgjegjshmëri të plotë dhe në mënyrë të shpejtë.

“Lumi Vjosa është një pasuri natyrore për vendin. Ndërtimi i HEC-eve në shkallë të gjerë dhe hapësirat jo miqësore dhe armiqësore në zonat e gjelbrta, s’mund të jetë në rrugë e blertë për zhvillimin e vendit. Shkencëtarët këmbëngulin se HEC-et shkaktojnë dëme në sipërfaqet e ujërave, deri në ashpërsimin e klimës deri në ngrohjen globale. Shqetësim bën dhe cilësia e hartimit të raporteve për ndikimin në mjedis të HEC-eve. Ato shpesh përgatiten në tavolinë në mënyrë të shpejtë dhe shpesh miratohen ato që do qeveria dhe koncesionari. Këto ditë jam vënë në dijeni për një letër të hapur nga komuniteti europian për një shqetësim për HEC-et. Çuditërisht këto kambana nuk dëgjohen. Shteti shqiptar duhet të ruajë vlerat e natyrës dhe të shëndetit të njeriut. Do të mbështesja ndalimin e digave mbi Vjosë dhe shpalljen e saj Park Kombëtar. Çdo qëndrim kokëfortë s’do i shërbente të ardhmes së vendit dhe rrugës drejt BE-së. Çdo shqiptar duhet të shkojë në lumin Valbonë, që është për të vënë duart në kokë me atë çka është bërë.”, tha Meta.

FJALA E METES
“Në shkurt të këtij viti, nga një përfaqësi shkencëtarësh nga Universiteti i Vjenës dhe Universiteti i Tiranës, u vura në dijeni mbi vlerat e veçanta të lumit të Vjosës dhe mbi përpjekjet për të ndaluar ndërtimin e digave për HEC-e mbi këtë lumë.

Të shqetësuar nga heshtja dhe këmbёngulja e Qeverisë në tenderimin e digave, kjo përfaqësi më dorëzoi një Peticion për mbrojtjen e Vjosës, i mbështetur nga 776 shkencëtarë nga 46 vende të botës, një pjesë e tyre personalitete të ekologjisë lumore, si dhe nga 129 ekspertë shqiptarë, një pjesë e mirë nga Universiteti i Tiranës, por dhe institucione të tjera të vendit.

Kjo përfaqësi, më informoi se Lumi i Vjosës, objekt i kësaj tryeze, prej vitit 2014 është identifikuar nga organizma mjedisore ndërkombëtare të rëndësishme, si tepër i veçantë, për vlerat natyrore dhe të biodiversitetit; i fundit në Europë me rrjedhje të lire, i egër; i pa prekur nga ndërhyrjet e njeriut, nga burimi në malet Pindos, deri në bregdetin Adriatik.

Shqetësimi i shkencëtarëve është se planet hidroenergjetike u japin fund vlerave, që mbart një lumë i tillë, me pasoja jo vetëm natyrore, por edhe ekonomike e sociale në mënyrë afatgjatë. Ky shqetësim është shfaqur edhe nga Konventa e Bernës, për ruajtjen e botës së egër dhe habitateve natyrore, nga vetë Parlamenti Evropian në Raportet e Progresit 2015, 2016 dhe 2017, dhe së fundmi, vetëm para pak ditësh, edhe nga Komuniteti i Energjisë së Bashkimit Europian.

Nga takimi i muajit shkurt dhe nga informacionet e bashkëngjitura, kuptova se mbi 90% e gjithë rrjedhjeve lumore të vendit tonë, kanë vlerë natyrore të lartë ose shumë të lartë, sipas standardeve të Natura 2000, rrjeti më i madh botëror i zonave të mbrojtura. Kjo përbën vërtet një pasuri natyrore në shkallë kombëtare, por edhe ndërkombëtare, dhe një përgjegjësi të madhe për ruajtjen e natyrës dhe biodiversitetit, si dhe një detyrim të vendit tonë ndaj shumë konventave dhe direktivave të Bashkimit Europian.

Duket se në këtë fazë tranzicioni, mjaft kaotike dhe pa shumë përvojë në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, prej vitit 2007 është rritur jashtëzakonisht numri i përgjithshëm i HEC-eve të ndërtuara, në ndërtim e sipër ose në plan për ndërtim.

Ekspertët thonë se sot, nuk ka degë lumi, që nuk është në proces ndërtimi apo në plan për t’u përdorur për HEC-e. Dendësia e HEC-eve duket se është më e larta në Ballkan, gati dyfish me vendet e rajonit! Mbi 80 HEC-e janë dhënë edhe brenda Zonave të Mbrojtura të Vendit, ose në zona që janë të mundshme për t’u mbrojtur në të ardhmen, siç është rasti i lumit Vjosë.

Mund të përmend këtu, përpjekjet e dështuara të botës akademike, mjedisorëve dhe palëve vendore të interesuara, për të ndaluar fillimin e ndërtimeve të HEC-eve në Parkun Kombëtar të Valbonës! Ky duhet të përbëjë një shqetësim real jo vetëm për shkencëtarët, për ambientalistët, por për gjithë vendin, veçanërisht për vendimmarrjen që duhet të jetë tepër e përgjegjshme!

Ndërtimi i HEC-eve, në shkallë të gjerë, dhe aktivitete të tjera ndërtuese jo miqësore, madje armiqësore do të thoja, veçanërisht brenda zonave të mbrojtura, ose zonave që mund të mbrohen në të ardhmen, nuk mund të jetë kurrsesi një rrugë ‘e blertë’, një rrugë e qëndrueshme për zhvillimin e vendit!

Shkencëtarët këmbëngulin se, veç e veç, ose së bashku HEC-et shkaktojnë ndikime të dëmshme, si në kohë dhe në hapësirë: në ekosisteme dhe biodiversitet, në brigjet lumore, deri deltë dhe bregdet, në cilësinë e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore; deri dhe në ashpërsimin e klimës dhe nxitjen e mëtejshme të ngrohjes globale. Nga informacioni duket se përbën shumë shqetësim edhe cilësia e hartimit dhe miratimit të Raporteve të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) për një ndërtim të caktuar, HEC apo çdo lloj tjetër ndërtimi pranë lumenjve. Shpesh, ato përgatiten në tavolinë, në një mënyrë të nxituar, me shumë pak punë konkrete kërkimore në terren, dhe me shumë papërgjegjshmëri, miratohet ajo që dëshiron qeveria dhe koncesionari.

Duket se asnjëherë nuk ka ndodhur që një Raport i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) të kundërshtojë një ndërtim apo një kërkesë për ndërtim, që është jo në përputhje me mbrojtjen e natyrës dhe të shëndetit të njeriut, apo jo në përputhje dhe me opinionin e përparuar vendas dhe ndërkombëtar, si dhe me kërkesat e përsëritura nga Parlamenti Evropian, Konventa e Bernës, dhe institucione të tjera.

Këto ditë, jam vënë në dijeni, nga një Letër e Hapur drejtuar Qeverisë nga Komuniteti i Energjisë në Bashkimi Evropian , ku shprehin shqetësim për vlerësimin e ndikimit në mjedis të projektit të HEC-i të Poçemit mbi Vjosë, jo në përputhje me kërkesat e Direktivës Europiane të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM).

Ҫuditërisht, duket se këto këmbana nuk dëgjohen, jo vetëm nga ekspertiza mjedisore, por dhe nga qeveria apo investitori!

Unë e kuptoj se mosndërtimi i HEC-ve brenda zonave të mbrojtura ose zonave të tjera të pambrojtura ende, por përsëri me vlera të veçanta, si lumi Vjosë, mund të ndikojë në humbje të shfrytëzimit të kapacitetit hidroenergjetik të vendit.

Por shteti shqiptar, në zhvillimin e tij, duhet të ruajë në radhë të parë vlerat e natyrës dhe të shëndetit të njeriut.

Kjo kërkesë buron nga vetë Kushtetuta e Shqipërisë, Neni 59, ku theksohet synimi për ”një mjedis të shëndetshëm dhe ekologjikisht të përshtatshëm për brezat e sotëm dhe të ardhshëm”, si dhe për “shfrytëzimin racional të pyjeve, ujërave, kullotave dhe burimeve të tjera natyrore mbi bazën e parimit të zhvillimit të qëndrueshëm”.

Ekspertët këshillojnë të gjenden burime alternative të energjisë për të plotësuar nevojat tona; p.sh. shfrytëzimin e energjisë diellore, të cilën vendi ynë e ka gjithashtu të bollshme.

Kjo do të siguronte edhe një furnizim më të ekuilibruar të energjisë, më të qëndrueshëm, por edhe më të shëndetshëm për mjedisin natyror dhe për vetë njeriun. Këto janë disa nga arsyet, që më shtynë të organizoj këtë Tryezë mbi të ardhmen e lumit Vjosë – Ndërtim digash ose Park Kombëtar, – duke nxitur një debat mes shkencës dhe politikëbërjes, debat shpesh i mohuar në zhvillimin e vendit.

Unë e mbështes një debat të tillë, me shumë vlerë dhe me shumë rëndësi, si për zhvillimin e vendit dhe për shfrytëzimin e qëndrueshëm të pasurive tona natyrore. Do të kërkoja nga Qeveria, që debate të tilla të ndodhnin përherë, madje mundësisht të jenë të insitucionalizuara, me ekspertë vendas dhe të huaj, sa herë që lind nevoja për plane ndërtimore madhore në vend.

Personalisht, unë do të mbështesja ndalimin e digave mbi Vjosë dhe shpalljen Park Kombëtar të pjesës lumore ku parashikohen HEC-et e Poçemit dhe të Kalivaçit. Mbështes dhe përgëzoj edhe bashkëpunimin në vite mes institucioneve kërkimore shqiptare dhe të huaja në këtë drejtim.

Përurimin nesër të Qendrës Kërkimore Ndërkombëtare për Vjosën, në Tepelenë, e shoh si një arritje mjaft pozitive dhe shpresëdhënëse në këtë drejtim.

Rishikimi nga Qeveria i planeve ndërtimore mbi lumin e Vjosës, do të ishte jo vetëm një shenjë shumë e mirë demokracie, në vlerësim të opinionit të përparuar kombëtar dhe ndërkombëtar, por edhe një reagim për gjithë këshillimet e përsëritura nga Parlamenti Europian, EnCom, Konventa e Bernës, IUCN, e shumë e shumë institucione të tjera.

Çdo qëndrimi kokëfortë nuk do t’i shërbente të mirës së përbashkët të vendit, por njëkohësisht edhe rrugës tonë për në Bashkimin Europian. Uroj që tryeza e sotme të arrijë të vendosë një dialog të munguar midis shkencëtarëve, shoqërisë civile dhe institucioneve shtetërore, me qëllim, jo vetëm zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, por edhe ruajtjen e natyrës sonë të mrekullueshme, me të cilën jemi bekuar.

Dhe kjo duhet të ndodhë sot dhe duhet të ndodhë tani dhe jo më vonë! Mjafton që çdo qytetar i thjeshtë të shkojë e të shikojë se çfarë ka ndodhur për të vënë duart në kokë! Të mbrojmë Vjosën dhe lumenjë e tjera të Shqipërisë përpara se t’i vënë kazmën edhe turizmit, që është një nga alternativat më afatgjata dhe më të mundshme për të kontribuar edhe për zhvillimin e qëndrueshëm, si dhe për të ndihmuar edhe shumicën e familjeve shqiptare që banojnë në zona të tilla.”

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Në natën mes 24 dhe 25 tetorit kthehet ora diellore, por mund të jetë për herë të fundit

Dy gjëra janë tashmë të qarta. E para që pas pak ditësh, pikërisht në natën mes 24 dhe 25 tetorit, kthehet ora...

Task Forca për shëndetin në terren, kontrolle nga qytetari i thjeshte te biznesi i madh, Manastirliu: Tre muajt që na presin s’kanë për të...

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi sot se për të parë në terren zbatimin e masave anticovid, që nga qytetari më i...

Google Search tani ju lejon të kërkoni këngën tuaj të preferuar me një psherëtimë

Google sjellë për të gjithë përdoruesit e telefonave inteligjentë një risi të re. Ata mund të shtypin butonin e mikrofonit në aplikacionin...

Hekurosja e Mbathjeve – Këshilla e Nënave Shqiptare Sot Vlen Më Shumë Se Kurrë

Një herë e një kohë amvisat shqiptare kishin një rregullt strikt sa i përket larjes dhe hekurosjes së ndërresave dhe të mbathurave.

Studentja me aftësi të kufizuara ngjit majën më të lartë të Greqisë

Një studente greke me aftësi të kufizuara ka realizuar ëndrrën e saj për të ngjitur majën e malit Olimp. Eleftheria Tosiou, e...