Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nderoi sot dëshmorët e atdheut në Rrogozhinë.
Në një postim në rrjete sociale, Meta publikoi foto duke vendosur lule tek heronjtë Margarita dhe Kristaq Tutulani në Rrogozhinë.
“Sot në Ditën e Dëshmorëve në Gosë të Rrogozhinës vendosëm kurora me lule në nderim të Heronjve të Popullit, Margarita dhe Kristaq Tutulani.
Ekzekutimi i tyre mizor nga pushtuesi ishte një përpjekje e dëshpëruar për të trembur rininë anembanë vendit për t’iu bashkuar Luftës Antifashiste për Liri.
Ne do t’i kujtojmë gjithmonë me nderim dhe dashuri për sakrificat më sublime që ata bënë dhe kurrë nuk do e harrojmë porosinë e Margaritës se: Atdheu na duhet që të jetojmë të lirë”, shkroi ai.




