Meta mesazh të fortë në Ditën Botërore të të Moshuarve: T’iu rriten menjëherë dhe ndjeshëm pensionet!

Mos i humb

Koreja e Veriut thirrje qytetarëve: “Pluhuri i verdhë” i rërës që vjen nga Kina mund të sjellë COVID-19

““Pluhuri i verdhë” nga Kina mund ta sjellë koronavirusin”. Kështu deklaruan autoritetet në Koreja e Veriut, të cilat iu kërkuan qytetarëve që...

Krem Pasticerie me Shije Portokalli – Delikatesa që Duhet të Provoni

Kremi i pastiçerisë mund të themi se është mbretëresha mes shumë shijeve të ëmbëlsirave. Kudo ku ta vendosni receta...

Ministrja e Jashtme e Belgjikës në kujdes intensiv për shkak të COVID-19

Ministrja e Jashtme e Belgjikës dhe ish-kryeministrja, Sophie Wilmes është shtruar në spital në kujdesin intensiv për shkak të koronavirusit (COVID-19).

“Ju rrugaca sallahana,vagabonda shakllabana”, Meta ‘sulmon’ Ramën me vargjet e Gjergj Fishtës

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka kujtuar poetin e shquar At Gjergj Fishta në 149 vjetorin e lindjes së tij.

Në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve, Presidenti Ilir Meta thekson se kjo shtresë e shoqërisë ka nevojë për mirënjohje, respekt dhe vlerësim, pasi ka dhënë shumë për përparimin dhe begatinë e familjeve dhe Atdheut tonë.

Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit shkruan se “trajtimi me pensione të ulëta dhe indeksimet minimale, e bëjnë ende të papërballueshme jetesën e tyre në raport me çmimet e tregut dhe kostot e jetesës ndër më të lartat në rajon”.

Mesazhi i Metës:

Mirënjohje, respekt dhe vlerësim ndaj gjithë të moshuarve të Shqipërisë që aq shumë kanë dhënë për përparimin dhe begatinë e familjeve dhe Atdheut tonë.
Pavarësisht kontributeve dhe sakrificave të jashtëzakonshme në këtë drejtim, Dita Botërore e të Moshuarve, e gjen sot këtë kategori të margjinalizuar, në gjendje tejet të rënduar, pothuajse të braktisur nga shteti dhe të shkëputur nga fëmijët e larguar masivisht në emigrim.

Trajtimi me pensione të ulëta dhe indeksimet minimale, e bëjnë ende të papërballueshme jetesën e tyre në raport me çmimet e tregut dhe kostot e jetesës ndër më të lartat në rajon, aq sa të ardhurat mujore, nuk ju mjaftojnë as për të paguar ilaçet, energjinë elektrike dhe ujin. Me nivelin më të lartë të sëmundshmërisë, trajtimi i tyre shëndetësor nga institucionet shtetërore në raport me të ardhurat dhe nevojat që ka kjo kategori, është thuajse i papërfillshëm.

Braktisja, vijon të jetë gjithashtu një plagë e rëndë. Vetmia që përjeton kjo kategori prej shpopullimit, dramës së madhe të popullit tonë dhe familjes shqiptare në vitet e fundit, është e papranueshme dhe kërkon një zgjidhje të menjëhershme duke rikthyer shpresën në radhë të parë për fëmijët e tyre për të ndërtuar të ardhmen në vendin tonë dhe pranë familjeve.

Rritje të ndjeshme dhe të menjëhershme të pensioneve, ndihmë ekonomike të prekshme për përballimin e kostove të medikamenteve, energjisë elektrike dhe ujit dhe trajtim të veçantë shëndetësor e social, janë disa masa efektive që meritojnë adresim të menjëhershëm.

Është koha për të kthyer në veprim shërbimin me përulje dhe vlerësimin e merituar ndaj tyre, jo vetëm me mbulimin e pagesës për blerjen e gjelit për Vit të Ri, por nëpërmjet masave konkrete që ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme, solidaritet dhe përkrahje. 🇦🇱

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Filirmetazyrtar%2Fposts%2F3401008449945404&show_text=true&width=552&height=585&appId

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

E zgjedhura e Trump, merr miratimin e Senatit Amy Coney Barrett në Gjykatën e Lartë

Amy Coney Barrett , është konfirmuar mbrëmë nga Senati amerikan si Gjyqtare e Gjykatës Supreme me 52 vota pro dhe 48 kundër....

970 qytetarë u ndëshkuan për mosrespektim të Ligjit COVID-19

Policia e Kosovës është duke vazhduar me shpërndarjen e tiketave në bazë të ligjit anti-COVID. Gjatë 24 orëve të...

Zyrtari i lartë i BE-së rezulton pozitiv në COVID-19

Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, tha sot se ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin e ri (COVID-19).

Gjykata Themelore liron “Dervish Milicin”, dyshohej për krime lufte

Dervish Krasniqi, i njohur si “Dervish milici”, është liruar nga Burgu i Sigurisë së Lartë, ku ka qenë duke u mbajtur në...

“Liri!”, shpërthejnë protestat e dhunshme në Itali kundër masave të reja ndaj pandemisë

Shpërthejnë protestat e dhunshme në Itali, kundër kufizimeve që janë vendosur nga autoritet për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Në disa qytete,...