Meta , Rama dhe Basha urojnë besimtarët mysliman për nisjen e muajit të Ramazanit

Mos i humb

Në një shënim në rrjetet sociale të shoqëruar me fotone xhamisë së plumbit në Vlorë, Meta uron agjërim të lehtë e të pranuar për çdo besimtar.

Kreu i shtetit shton gjithashtu se me lutjet jemi më pranë njerëzve në nevojë e çdo shqiptari për të rizgjuar shpresën për ditët më të mira, që po afrojnë.

Postimi i plotë:

Të dashur motra dhe vëllezër të besimit Islam,
Gëzuar Muajin e bekuar të Ramazanit!
I bashkohem urimit për agjërim të lehtë e të pranuar dhe lutjeve të çdo besimtari, që Zoti t’i falë mëshirën e Tij, t’ia shpërblejë sakrificën e shumëfishtë dhe të lehtësojë dhembjen e çdokujt, veçanërisht në këtë periudhë sprovash të mëdha, me të cilat përballen të gjithë shqiptarët.
Me lutjet dhe përkushtimet tona, me shpirt dhe zemër, duke u shërbyer me përulësi, të jemi më pranë të sëmurëve, të pamundurve, të moshuarve dhe çdo shqiptari në nevojë për të rizgjuar shpresën për ditët më të mira, që po afrojnë dhe që patjetër do të vijnë për Shqipërinë!
NGA MOT GËZUAR MUAJIN E MADHËRISHËM TË RAMAZANIT!

Përmes një mesazhi që ka postuar në facebook, Basha kërkon që ta lëmë këtë muaj të bekuar që të na udhëheqë në rrugën e drejtë për të ndërtuar një jetë më të mirë për popullin tonë.

Mesazhi i plotë i Bashës:

Të dashur miq të besimit islam që nesër nisni agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, nga zemra ju uroj agjërim të lehtë dhe të pranuar!

Le të shërbejë ky muaj për të na udhëhequr në rrugën e drejtë dhe përmes sakrificës e lutjeve tona drejtuar Zotit, të ndërtojmë një jetë më të mirë për popullin tonë, me më shumë mundësi dhe gëzim për çdo familje shqiptare.

Agjërim të lehtë e të pranuar, dritë, shpresë dhe begati sjelltë ky muaj për ju, familjet tuaja dhe gjithë shqiptarët kudo që janë!

Potrebbe essere un'immagine raffigurante attività all'aperto e testo

“Agjërim të lehtë për të gjithë besimtarët myslimanë në muajin e bekuar të Ramazanit”, shkruan Rama.

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu i uroi dje të gjithë besimtarëve agjërim të lehtë, ndërsa bëri apel që ky të jetë muaji i faljes, mëshirës dhe mirëkuptimit.

Urimi i Kryetarit të KMSH-së, Bujar Spahiu:

“Të dashur qytetarë, motra e vëllezër, nesër, më 13 prill, është dita e parë e muajit të bekuar të Ramazanit. Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, ju përcjellë urimet më të sinqerta që ky Ramazan të jetë muaji i mëshirimit të ndërsjelltë me njëri-tjetrin, muaji i faljes dhe mirëkuptimi, muaji i ngritjes morale dhe shpirtërore, për përballimin me sukses të sfidave në të cilat ndodhemi dhe ato që na presin. Ju ftojmë të jemi më solidare me familjet në nevojë, t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit në punë të mbarë.

Të nderuar besimtarë çdo gjë gjatë këtij muaji ka vlerë shumëfish më të madhe, prandaj njerëzit përmes sakrificave të shumanshme personale, veprave të bamirësisë, lënien anash të mospajtimeve, etj., synojnë të arrijnë kënaqësinë Zotit dhe harmoninë me njerëzit, me të cilit rrethohen. Uroj që ky të jetë muaji i faljes, mirëkuptimit, dashurisë, unitetit dhe paqes. Duke ju uruar muajin e Ramazanit më lejoni të ju dëshiroj një agjërim të lehtë, pranim të lutjeve tuaja, shëndet të mirë, lumturi e prosperitet për ju dhe familjet tuaja”.

Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit Islam. Muaji zgjatë 29 ose 30 ditë bazuar në vëzhgimet pamore të hënës së re dhe sipas llogarive të shumta të hartuara në hadithe. Fjala ramazan vjen nga arabishtja Ramaḍān që do të thotë vapë ose thatësirë.

Ai është muaji i agjërimit, që do të thotë shmangia e ushqimit dhe lëngjeve, mardhënieve seksuale, fjalëve dhe sjelljeve të këqija dhe gjërave të tjera të ndaluara në Islam. Agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe zgjatë nga agimi deri në perëndimin e diellit.

Në fund të ramazanit vjen fitër bajrami, apo festa e prishjes së agjërimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit