Meta takohet me Di Maio-n: Italia, partner strategjik për perspektivën europiane

Mos i humb

Presidenti Ilir Meta është takuar sot me ministrin e Jashtëm Italian Luigi Di Maio.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Meta teksa ka ndarë në facebook një foto të takimit.

Po ashtu ai ka ndarë detaje nga biseda me ministrin Italian.

🇦🇱🤝🇮🇹 Një takim i ngrohtë në Romë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio, në punimet e Konferencës Ndërkombëtare “Rrugë të reja për t’u përkujdesuar – Bota pas Pandemisë së COVID-19″.

Italia është një partner strategjik i Shqipërisë, me rol proaktiv në mbështetje të perspektivës tonë europiane, marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale me të cilën meritojnë të fuqizohen më tej, në të gjitha fushat.

Komuniteti arbëresh dhe emigracioni shqiptar në Itali, urë e rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.”, shkruan Meta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit