Meta takon ambasadorin polak në përfundim të misionit diplomatik: Do ta bëjmë Shqipërinë destinacionin tuaj të preferuar

Mos i humb

Presidenti Ilir Meta është takuar sot me ambasadorin e Polonisë në Tiranë, Karol Bachura, me rastin e përfundimit të misionit të tij diplomatik.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Meta thekson se e ka falënderuar ambasadorin ër qëndrimin mbështetës të Polonisë për proceset e integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në tërësi, si dhe për ndihmën e mbështetjen e Polonisë veçanërisht në kuadrin e V4 dhe V4-WB6.

Mesazhi i Metës:

Pata kënaqësinë të takohesha sot me Ambasadorin e Republikës së Polonisë në Shqipëri, Sh.T.Z. Karol Bachura, me rastin e përfundimit të misionit të Tij diplomatik.
Vlerësova rolin dhe kontributin e Tij në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, nënvizova nivelin shumë të mirë dhe rëndësinë e forcimit më tej të tyre në dobi të popujve e vendeve tona.
Falënderova për qëndrimin mbështetës të Polonisë për proceset e integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në tërësi, si dhe për ndihmën e mbështetjen e Polonisë veçanërisht në kuadrin e V4 dhe V4-WB6.
Shumë i lumtur nga statistikat dhe interesi në rritje i turistëve polakë për të vizituar Shqipërinë, e sigurova se ne mirëpresim një numër edhe më të madh të tyre për ta kthyer turizmin shqiptar dhe Shqipërinë në destinacionin e tyre të preferuar.
E falënderova Ambasadorin për ndihmën e Polonisë për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmetit të vitit të kaluar, si dhe për ndihmën e vyer në përballimin e pandemisë COVID-19 në vendin tonë. 🇦🇱🤝🇵🇱

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Filirmetazyrtar%2Fposts%2F3610133799032867&width=500&show_text=true&height=778&appId
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit