Meta thirrje ambasadorëve: Po të kishit reaguar do të ishte parandaluar vrasja në Elbasan

Mos i humb

Presidenti Ilir Meta në një konferencë të jashtëzakonshme nga zyra e tij, ka kërkuar nga ndërkombëtarët në vendin tonë që të reagojnë më shpejt, pas incidenteve që ndodhin në fushatë, duke iu referuar edhe masakrës së djeshme në Elbasan, ku u vra Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë, mes tyre një efektive policie.

Sipas tij në rast se ambasadorët do të dënonin aktet e dhunës, atëherë shumë prej ngjarjeve të rënda kriminale do të ishin parandaluar.

“U bëj thirrje ambasadorëve që të jenë më të shpejtë me qëndrimet e tyre, nëse do kishin reaguar më herët, situata nuk do të kishte arritur deri në këtë pikë. Nëse do kishin reaguar pas sulmit në Kavajë të dënonin sulmin e agresorëve ndaj opozitës nuk do kishte ndodhur vrasja në Elbasan. I bëj thirrje Ardi Veliut që të ketë kujdes, pasi nuk të mbron dot Edi Rama ty, ai nuk mbron dot as veten e tij, kur të vijë dita do të nxjerrë kartelën dhe do të thojë që vetë më votuat. Zbatoni ligjin, do të ketë ligj special që të mos futet më askush në administratë që ka kryer krime zgjedhore”, tha Meta gjatë fjalës së tij.

Kjo deklaratë e presidentit Meta vjen një ditë pas asaj të ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila kërkoi vetëpërmbajtje nga të gjitha palët pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit