Meta vizitë në Komunitetin Mysliman, uron besimtarët për Fiter Bajramin

Mos i humb

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka vizituar së bashku me bashkëshorten Monika Kryemadhi Komunitetin Mysliman të Shqipërisë me rastin e Fiter Bajramit.

Meta uroi që shpresa le të rritet dhe të forcohet në zemrën e çdo shqiptari e sidomos të fëmijëve dhe të rinjve të këtij vendi.

“Kënaqësi e veçantë për të uruar sot të gjithë besimtarëve myslimanë Zoti tua pranojë sakrificat, agjërimin dhe lutjet e tyre përgjatë muajit të bekuar të Ramazanit.

Shpresa le të rritet dhe të forcohet në zemrën e çdo shqiptari e sidomos të fëmijëve dhe të rinjve të këtij vendi për një ardhme më të mirë të gjithë së bashku. Gëzuar!”, u shpreh Meta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit