Nga selia e komunitetit mysliman të Shqipërisë, presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët mysliman për festën e Fiter Bajramit.
Meta në fjalën e tij vlerësoi sakrificat e besimtarëve gjatë kësaj periudhe dhe ndihmat për të sëmurët dhe të pamundurit.
“Duke i uruar të gjithë besimtarët dhe qytetarët shqiptarë për të vlerësuar sakrificat e besimtarëve gjatë kësaj periudhe të vështirë edhe për shkak të pandemisë.
Shpreh mirënjohje për ndihmat që kanë dhënë për të sëmurët dhe pamundurit.
Uroj që këto sakrifica të na shërbejnë për një shoqëri më solidare dhe më të drejtë”, deklaroi Meta.
Ndërkohë ai iu shmang pyetjes së gazetarëve në lidhje me Komisionin Hetimor që është ngritur për shkarkimin e tij dhe nëse presidenti do të jetë i pranishëm më datë 18 në seancën e radhës.
LIVE nga selia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë – GËZUAR FITER BAJRAMIN! 🇦🇱 https://t.co/Ri8eqJWURe
— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) May 13, 2021


