Metoda natyrale për trajtim të zhurmave në vesh!

Mos i humb

Cilado qoftë origjina, zhurmat shpeshherë përbëjnë një motiv autentik ankthi për pacientët që janë viktima të tyre: në fakt, në mjediset e heshtura këto zhurma aurikulare duken më të forta dhe më këmbëngulëse dhe gjithë përqendrimi i atij që vuan shkon në shqetësimin që ka, derisa përfundon që të mos mendojë dot për gjë tjetër.

Shkaqet e zhurmave në vesh janë të ndryshme dhe përfshijnë dëmtimin e qelizave të dëgjimit, sëmundjet në zonën e dhëmbëve dhe nofullave, tumorin e nervit të dëgjimit, sëmundjet e zemrës dhe qarkullimit të gjakut.

Nëse ndieni një zhurmë dhe tringëllimë të çuditshme gjatë gjithë kohës, është momenti të kontaktoni mjekun.

Trajtimi i zhurmave në vesh mund të bëhet edhe në mënyrë natyrale.

-Në një gotë me ujë të ngrohtë shtoni dy lugë gjellë uthull molle.

Përziejini bashkë dhe me ndihmën e një shiringë hidhni vazhdimisht gjatë ditës 2-3 pika ose në momentet kur ju duket se keni fishkëllima ose ushtima të veshit.

-Merrni 2-3 thelpinj hudhra dhe skuqini me 2-3 lugë gjelle vaj susami.
Pasi të vini re hudhra ka marrë ngjyrë, hiqeni dhe lërini vajin të ftohet./KK/ Me ndihmën e një pikatoreje shtoni 2-3 pikatore vaj në vesh dhe mbulojeni me napë të ngrohur paraprakisht për 30-35 minuta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit