Michel Thatcher: “Lets Do It Kosova” shembull për gjithë botën (Video)

Mos i humb

Vëmendja e qytetarëve duhet të kthehet kah mbrojtja e burimeve të ujit dhe përdorimin eficient të energjisë.

Kështu u tha në konferencën “Eficienca e energjisë dhe Ruajtja e ujit” të organizuar nga ‘Let’s Do It’  në bashkëpunim me Odën e Gjelbër Ekonomike të Amerikës.

Drejtor Ekzekutiv i ‘Let’s Do it Kosova’, Luan Hasanaj, tha se ashtu siç i kemi mobilizuar të gjitha pushtetet në fushatën “Ta pastrojmë Kosovës”, do të punojnë edhe zgjidhjen e problemeve që kanë të bëjnë me ujin.

Sipas Hasanajt, ndonëse në vend janë të vetëdijshëm se lumenjtë e liqenet në Kosovë janë të ndotura, deri më tani shumë pak është bërë në përmirësimin e gjendjes aktuale.

“Kemi vërejt që ujërat lumenjtë, liqenet në vendin tonë janë të ndotura mirëpo shumë pak merrum me shkakun ose bëjmë shumë pak që ky problem të zgjidhet. Mendoj qe ka ardhur koha që të ulemi të diskutojmë ku janë problemet, çfarë duhet të bëhet. Do t’i përdorim të gjitha mekanizmat që i kemi që të ju ndihmojmë edhe juve që kjo problematikë të zgjidhet. E kemi shembullin e fushatës ‘Ta Pastrojmë Kosovën’, mendoj që të njëjtën mundemi ta bëjmë edhe me ujërat. Duhet të bashkëpunojmë më shumë me komunitetin për mbrojtjen e ujërave”, tha Hasanaj.

Nga ana tjetër Michelle Thatcher, nga Oda Ekonomike Amerikane tha se puna e bërë nga ‘Lets Do It Kosova’ do të jetë shembull që do të mund të i prezantohej gjithë botës.

Ajo teksa prezantoi synimet e odës që përfaqëson tha se ndryshimet nuk mund t’i kërkojnë vetëm nga qeveritë.

“Në raportin e kohëve të fundit vetëm 16 nga 195 e kanë detyrën  të bëjnë këto ndryshime. Nuk mund të kërkojmë këtë vetëm nga qeveritë por të gjithë duhet të angazhohemi. Tani është koha dhe ne po e bëjmë në kuadër të ekspeditave diplomatike.

‘Lets do it Kosova’ është një nga partnerët tonë dhe ne mund të ua tregojmë historinë e tyre gjithë botës”, tha Thatcher gjatë prezantimit të saj.

Ndërsa këshilltari i Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Leutrim Sahiti, prezantoi punën e bërë nga MMPH për ujin dhe energjinë.

Ai tha se me rëndësi të veçantë është rritja e vetëdijesimit në mbrojtjen e ujit dhe përdorimit racional të tij

” Vitin e kaluar kemi miratuar strategjinë e ujërave dhe tani jemi në shqyrtimin e ligjit të ujërave. Tani jemi në fazën fillestare të negociatave me Bankën Botërore për ndërtimin e akumulacioneve në Kosovë. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor poashtu ka dhjetëra projekte për menaxhimin e ujërave. Është e rëndësishme që të kemi një vetëdijesim më të madh në mbrojtjen e burimit të ujit dhe përdorimin racional të tij”, u shpreh Sahiti./KosovaPost

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit