Mijëra palestinezë nga Bregu Perëndimor vijnë në Al-Aksa

Mos i humb

Mijëra palestinezë që nga orët e hershme të mëngjesit nga pjes ëtë ndryshme të Bregut Perëndimor arrijnë në Al-Aksa në Kuds për të falur namazin e dytë të xhumasë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Kudsi Lindor është qyteti ku gjendet xhamia Al-Aksa, e cila ka qenë Kibla e parë, drejt së cilës muslimanët janë orientuar gjatë lutjeve. Krahas kësaj, në këtë qytet gjenden edhe vendet më të shenjta të krishterëve dhe hebrenjëve.

Përkundër të gjitha vështirësive dhe pengesave të Izraelit për të parandaluar palestinezët që të vijnë në Al Aksa, ata kanë kaluar nëpër pika të ndryshme ushtarake midis Bregut Perëndimor dhe Kudsit për të falur namazin e xhumasë në Al-Aksa. Turma të mëdha janë regjistruar në pikat izraelite të kontrollit në “murin e ndarjes”.

Pikat e kontrollit janë të veçanta për burrat dhe gratë.

Për të falur namazin e xhumasë në Al-Aksa, 43-vjeçari Ismail Kamil kaloi 165 kilometra, nga Jenini në Bregun Perëndimor deri në Kuds.

Sipas burimeve palestineze, xhumanë e kaluar në Al-Aksa e falën më shumë se 180.000 muslimanë

Ndryshe, palestinezëve gjatë Ramazanit u lejohet hyrja në Kuds. Muajt tjerë ekziston ndalesë kalimi të “murit të ndarjes”.

Sidoqoftë, të rinjtë palestinezë dhe përkundër të gjitha ndalimeve përpiqen të hyjnë në Aksa. Një nga mënyrat është të kërcesh murin prej betoni rreth pesë metra, rreth të cilit ka tela.

Që nga viti 2000, autoritetet izraelite kanë filluar të ndërtojnë murin ndarës në kufirin midis Kudsit Lindor dhe Bregut Perëndimor, ndërsa ky projekt justifikohet nga nevoja e sigurisë për të parandaluar sulmet e mundshme në vendbanimet izraelite.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit