Milano me dorë të hekurt ndaj duhanit, ndalohet pirja në natyrë

Mos i humb

Javën e ardhshme në Milano, Itali pritet të votohet ligji më i ri i cili ndalon qytetarët të konsumojnë cigare në ambjentet e gjelbëruara.

Ky vendim është marrë për të përmirësuar cilësinë e ajrit, i cili pritet të hyjë në fuqi në datën 1 janar 2021.

Qytetarët mund të konsumojnë duhan vetëm në vende të izoluara ku është e mundur të respektohet distanca prej të paktën 10 metra nga njerëzit e tjerë.

Në propozimin e nënshkruar nga drejtorët Filippo Barberis (udhëheqësi i grupit Pd), Enrico Fedrighini, Laura Specchio, Bruno Ceccarelli dhe Alessandro Giungi  ishte dhe një pikë tjetër kyçe e ciloa mund të përkthehet si një goditje për duhanpirësit.

Duhani do të ndalohet dhe në stacionet e autobusëve, parqe dhe stadiume.

Gjithashtu për përmirësimin e ajrit Milano pritet që në 1 tetor të 2022 të vendosë në fuqi ligjin i cili do të ndalojë përdorimin e kaldajave dhe naftës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit