“Miliona persona në Mbretërinë e Bashkuar jetojnë në varfëri”

Mos i humb

Raportuesi special i Kombeve të Bashkuara (OKB) Philip Alston ka njoftuar se përkundër asaj që Mbretëria e Bashkuar është një nga shtetet më të pasura në botë, miliona persona në këtë vend jetojnë në varfëri.

Raportuesi Special i OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe Luftën Kundër Varfërisë, Alston bëri një deklaratë me shkrim para vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar, të cilën do ta realizojë më 5-16 nëntor për të parë nga afër luftën e qeverisë kundër varfërisë.

Alston, i cili është emëruar nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut për raportimin e varfërisë ekstreme në vend, tha se “Mbretëria e Bashkuar është një nga shtetet më të pasura në botë, por aty miliona njerëz ende jetojnë në varfëri”.

Ai para vizitës në lidhje me çështjen në fjalë ka pranuar rreth 300 ankesa nga njerëzit që vuajnë nga varfëria, shoqëritë civile, zyrtarët qeveritarë, akademikët dhe organizatat për të drejtat e njeriut.

Alston do të vizitojë Anglinë, Irlandën e Veriut, Skocinë, Uellsin, kryeqytetet dhe qytetet kryesore të këtyre shteteve.

600 mijë persona ushqehen nga bankat ushqimore

Sipas të dhënave të organizatës bamirëse “The Trussell Trust”, në Mbretërinë e Bashkuar, e cila ka shënuar nivelin e rritjes më të shpejtë gjatë viteve të fundit brenda “7 shteteve të industralizuara (G7)”, mbi 591 mijë persona ushqehen nga bankat ushqimore.

Bankat ushqimore pranë “The Trussell Trust” mes datave 1 prill 2016 dhe 31 mars 2017 në Mbretërinë e Bashkuar kanë ofruar gjithsej 1.182.954 herë ndihma ushqimore. Në të njëjtën periudhë, ndihma më e madhe ushqimore me 148.865 herë është bërë në Skoci. Pas Skocisë me 114.876 vjen rajoni lindor ndërsa pas saj rajoni West Midland me 111.386. Ndërsa në Londër, e cila është dinamoja e ekonomisë së shtetit janë dhënë 111.100 ndihma ushqimore./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit