Kryetarja e Alternativës, njëherit edhe deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, ka kritikuar ashpër qeverinë Haradinaj, duke thënë se qeverisja e tij deri tani asgjë të mirë nuk i ka sjellë Kosovës.
“Qeverisja Haradinaj nuk i ka sjellë asgjë të mirë Kosovës. Ky koalicion është për interesa politike. Për ta ndërprerë këtë gjë, mendoj se si opozitë duhet të jemi të unifikuar”, ka deklaruar Kusari-Lila në RTK, shkruan pp.
Lidhur me seancën për Demarkacionin, Kusari-Lila ka thënë se për këtë gjë nuk kanë marrë ende ftesë.
“Në këto momente nuk kemi ftesë për seancë të Kuvendit. Është mirë që ta pyesni kryeministrin, sepse janë duke u marrë me numërim të votave, dhe votat e Listës Serbe po i mungojnë”, ka deklaruar ajo ndër të tjera.
Sipas saj problemi i Demarkacionit me Malin e Zi, vetëm sa është mjegulluar nga kryeministri Haradinaj./Kosova Post/


