Minatorët protestë në Tiranë

Mos i humb

Minatorët e ardhur nga disa qytete të Shqipërisë kanë protestuar në Tiranë para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë.

Minatorët kërkojnë që Kuvendi i Shqipërisë të miratojë “statusin e minatorit”, ose në të kundërt paralajmërojnë përshkallëzim të protestës.

Gjatë protestës ka pasur edhe tensione mes protestuesve dhe punonjësve të policisë, ndërsa minatorët kërkuan që të takohen me përfaqësuesit e Kryeministrisë së Shqipërisë për të diskutuar për kërkesat e tyre.

Kujtojmë se në muajin shkurt, Kuvendi i Shqipërisë nuk e miratoi projektligjin “Për statusin e minatorit (punonjësve të minierave në nëntokë)”.

Projektligj në fjalë përcakton, pozitën juridike, ekonomiko-financiare dhe shoqërore, të drejtat, detyrimet dhe kufizimet e punonjësve të industrisë së minierave në Republikën e Shqipërisë, për arsye të karakterit të veçantë të punës dhe ndikimit në shëndet të kësaj pune, si dhe garancitë ligjore për zbatimin e tyre.

Personat qe përfitojnë statusin e minatorit sipas përcaktimeve të projektligjit, parashikohet që të pajisen me dëshmi zyrtare identifikuese të përcaktuar nga një komisioni i ngritur për këtë qëllim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit