Ministri Aliu viziton kryetarin e Leposaviçit, protestuesit e qëllojnë me vezë

Mos i humb

Ministri Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturor, Liburn Aliu ka vizituar komunën e Leposaviçit ku është pritur nga kryetari Lulëzim Hetemi.

Vizita e ministrit Aliu ka ndodhur të martën në mëngjes, por derisa ka dalë nga ndërtesa e komunës, protestuesit kanë hedhur vezë dhe ngjyrë në drejtim të veturës së ministrit, raporton KosovaPress.

Ministri Aliu kishte provuar edhe javën e kaluar që të bënte një vizitë të tillë Leposaviq, por që vetë ministri ka thënë se nuk ishte e mundur të bëhej vizita pasi që Policia e Kosovës e kishte udhëzuar që të kthehej pas.

Ndërkohë, Aliu i pati quajtur të pavërteta edhe lajmet se KFOR-i e ndaloi ta takoi kryetarin e Leposaviçit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit