Ministri Bashagha: Së shpejti do të largojmë Haftarin nga Tripoli

Mos i humb

Ministri i Brendshëm në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar të Libisë, Fathi Bashagha, deklaroi se së shpejti do të lënë pozitën mbrojtës dhe do të hidhen në sulm për të larguar nga kryeqyteti komandantin renegat nga lindja e Libisë, Khalifa Haftar dhe grupet e afërta me të.

Sipas televizionit lokal “218 TV”, Bashagha tha se së shpejti do të ndërmarrin hapat e nevojshme për të larguar Haftarin nga Tripoli

“Vetëm të premten e kaluar në aeroportin Mitiga dhe Tripoli kanë rënë 60 raketa”, tha Bashagha.

Ai theksoi se kanë humbur shpresën për vazhdimin e armëpushimit, duke paralajmëruar se kriza humanitare në Libi mund të eskalojë më tej.

Qeveria legjitime e Libisë është sulmuar nga forcat e Haftarit që nga prilli i kaluar, me çka më shumë se 1.000 njerëz kanë humbur jetën.

Që nga rrëzimi i Muammar Gaddafit në vitin 2011, në Libi janë shfaqur dy qendra pushtetit, njëra në Libinë lindore, e mbështetur kryesisht nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe tjetra në Tripoli, e cila gëzon njohjen e OKB-së dhe atë ndërkombëtare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit