Ministri Çavuşoğlu fillon takimet zyrtare në Shqipëri

Mos i humb

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka filluar vizitën zyrtare në Shqipëri, ndërsa do të takohet me drejtues të lartë të vendit.

Vizitën e tij ministri Çavuşoğlu e ka filluar me një takim me ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ndërsa në përfundim të takimit do të mbajnë një deklaratë të përbashkët për mediat.

Kryediplomati turk do të takohet edhe me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryparlamentarin Gramoz Ruçi.

Ministri i Jashtëm Gent Cakaj ka nënshkruar marrëveshjen me homologun turk për njohjen e patentave shqiptare në Turqi. Po ashtu ata nënshkruan edhe dy marrëveshje të tjera sa i përket shkëmbimit të diplomatëve si dhe në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, ekstremizmit dhe terrorizmit.

”Mbështetja e ofruar nga Turqia në një prej orëve më të errëta të historisë së Shqipërisë do mbahet mend shumë gjatë. Por, natyra nuk kurseu as Turqinë. Shpreh ngushëllim për jetët e humbura nga tërmeti. Turqia vijon të jetë një ndër kontribuuesit kryesorë dhe mbështetës të Shqipërisë, por jo vetëm edhe të KFOR-it në Kosovë.

Njohim edhe cënimet e sigurisë së Turqisë në kufijtë e saj, por edhe që ka mbajtur miliona refugjatë sirianë në vendin e saj. Ajo është një kontribut i përgjithshëm për sigurinë Europiane. Ne sot po ashtu kemi nënshkruar tre dokumente apo marrëveshje.

Memorandumi i mirëkuptimit për shkëmbim të diplomatëve. Do të shërbejë për shkëmbim eksperiencash dhe diplomatësh.

Deklaratën e përbashkët, rritje e përpjekjeve në kuadër të organizatave kundër krimit të organizuar ekstremizmit dhe terrorizmit.”- tha Cakaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit