Ministri Çavusoglu takon homologun Pacolli

Mos i humb

Ministri i Jashtëm i Republikës së Turqisë, Mevlut Çavusoglu, është takuar me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Në fokus të takimit janë diskutimet për marrëdhëniet dypalëshe, si dhe për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Në përfundim të takimit që po mbahet në selinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme, dy ministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Ministri Çavusoglu do të realizojë takim edhe me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Ndërkaq, nesër është paraparë që ai të takohet me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Ministri turk gjithashtu pritet që nesër të vizitojë qytetin e Prizrenit./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit