
Ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier është duke nxitur kryeministrin britanik Boris Johnson të paraqesë propozime për një marrëdhënie pas Brexit-it me Bashkimin Evropian.
Altmaier tha se largimi i Britanisë së Madhe do të sjellë “ngarkesa nga të dyja palët”.
Ai u tha mediave sot se ai pret që Johnson “të merret me përgjegjësi me qytetarët e vendit të tij dhe partnerët e BE-së”.
“Nuk ka të bëjë vetëm me çështjen e marrëveshjes ose pa marrëveshje, por për kohën pas daljes. Urgjentisht kemi nevojë për qartësi se si do të duket marrëdhënia në të ardhmen”, tha Altmaier.
Sipas tij, kontrollet doganore në rastin e një Brexit-i të parregulluar do të ishin dukshëm më të shtrenjta.


