Ministri gjerman: Nuk duhet me kollën e parë të vrapohet tek mjeku

Mos i humb

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn deklaroi se Gjermania është në fillim të epidemisë pas gjashtë rasteve të reja të koronavirusit (Covid – 19) në këtë vend (AA).

“Gjendemi në fillim të epidemisë së koronavirusit në Gjermani”, u tha Spahn gazetarëve në Berlin.

Ai theksoi se në Gjermani nuk ka më mundësi të përcillet zinxhiri i infektimit siç kanë bërë deri më tani.

“Një numër i madh i personave kanë qenë në kontakt me pacientë të infektuar me virus. Çështja tani është nëse strategjia jonë aktuale e izolimit të virusit dhe prishjes së zinxhirit të përhapjes po funksionon”, tha ministri gjerman, duke përmendur se epidemia mund të anashkalojë Gjermaninë.

Në fillim të muajit, në Bavari u regjistruan tetë raste të infeksionit të koronavirusit, por ishte e mundur të monitorohej burimi i infeksionit në secilin person të infektuar.

Ai theksoi se pati një bisedë telefonike me ministrat federalë të shëndetësisë të mërkurën, në të cilën u dakordua se provincat duhet të fillojnë planet e tyre për shpërthimin e epidemisë së viruseve.

Në fund megjithatë tha se qytetarët nuk duhet të bëjnë panik të panevojshëm dhe të përhapin frikë.

“Nuk duhet me kollën e parë të shkohet menjëherë tek mjeku”, shtoi ministri Spahn.

Në Gjermani, pesë raste të reja të koronavirusit janë shfaqur në dy ditët e fundit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit