Ministri i izraelit viziton kompleksin Al-Aksa pas pauzës trevjeçare

Mos i humb

 

 

Ministri izraelit i Bujqësisë, Uri Ariel, vizitoi të dielën kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor, që është hera e parë për një ministër që nga viti 2015.

Javën e kaluar, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, hoqi ndalesën tre vjeçare ndaj zyrtarëve qeveritarë dhe anëtarëve të Knessetit për të vizituar këtë lokalitet.

Dëshmitarët okularë thonë se Ariel, anëtar i partisë djathtiste Shtëpia Hebreje, i shoqëruar nën masa të rrepta sigurie, kryesoi një grup kolonësh hebrenj të cilët u futën në oborrin e xhamisë Al-Aksa.

Në fjalimin e tij, Ariel ka bërë thirrje që vendi të mbetet i hapur për lutjet hebraike gjatë gjithë vitit.

Sipas televizionit izraelit Kanali 7, Ariel kishte marrë një leje në përputhje me rregullat për anëtarët e Knesetit që të aplikojnë 24 orë para vizitës, pasi paraprakisht kryeministri Netanyahu lejoi deputetët të vizitojnë kompleksin një here në tre muaj.

Grupet e hebrenjve radikalë, të shoqëruar nga policia, kryejnë shpesh ndërhyrje në Al-Aksa. Dëshmitarët okularë si dhe Zyra e Vakëfeve në Kuds, paralajmërojnë se grupet e hebrenjve radikalë me këto veprime shkelin shenjtërinë e kompleksit.

Kudsi Lindor është qytet në të cilin ndodhet xhamia Al-Aksa, e cila ka qenë kibla e parë, drejt së cilës muslimanët janë orientuar gjatë faljes.

Për muslimanët, Al-Aksa përfaqëson vendin e tretë më të shenjtë në botë. Hebrenjtë, nga ana e tyre, i referohen zonës si “Mali i Tempullit”, duke pretenduar se ishte vendi i dy tempujve hebrenj në kohët e lashta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit