Ministri i Jashtëm grek i gatshëm të ndihmojë Kosovën, sidomos në dialogun me Serbinë

Mos i humb

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka qëndruar sot në Prishtinë ku u prit nga homologu i tij, Behgjet Pacolli. Por edhe pse ishte paralajmëruar një konferencë e përbashkët në mes të ministrit grek dhe Pacollit ajo nuk u mbajt.

MPJ ka dërguar një komunikatë për media me anë së cilës njofton edhe për temën e takimit në mes të Kotzias dhe Pacollit.

Siç thuhet në komunikatë, ministri Pacolli ka bërë thirrje Greqisë që ta mbështes Kosovën në procesin e anëtarësimit në UNESCO, INTERPOL.

“Ne duam praninë e investitorëve dhe mallrave greke në Kosovë’’,  ka bërë thirrje Pacolli.

Ai bëri thirrje për heqjen e pengesave në lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe bizneseve kosovarë në Greqi. Ministri Pacolli vlerësoi punën e bërë nga diplomatët grekë në krye të misionit diplomatik në Prishtinë, në krye të EULEX-it, ashtu dhe mbështetjen e Komisionerit Avramopulos për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kotzias e ka ftuar Pacollin që ta vizitojë Athinën. ‘’Hajdeni dhe komunikoni idetë tuaja të mrekullueshme me ndërmarrësit tanë në një forum biznesi midis dy vendeve. Të krijojmë një agjendë pozitive marrëdhëniesh, të përparojmë hap pas hapi, të mos mbetemi të burgosur të historisë’’, tha ministri grek Kotzias.

Ai ftoi Kosovën në takimet e organizatës EUROMED, të 7 vendeve të Mesdheut për të shfaqur pozicionet e veta dhe për rritur bashkëpunimin evropian.

‘’Kosova i takon rajonit dhe ne do ta ndihmojmë Kosovën, sepse ndihmojmë veten’’, tha ministri Kotzias.  Ai tha se ka respekt për përpjekjet e Kosovës në ndërtimin e një realiteti të ri në rajon dhe se e mbështet pjesëmarrjen e saj në Samitin e Sofjes. Më tej kryediplomati grek Kotzias shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të ndihmuar në bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës, për restaurime objektesh të trashëgimisë kulturore, etj.

Kotzias është takuar edhe me presidentin e Kosovës Hashim Thaci por që nuk dhanë ndonjë deklaratë për media. /kp/.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit