Ministri i Qeverisë së Kosovës, ultimatum Prishtinës: Formojeni Asociacionin, ose e formojmë ne

Mos i humb

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Ivan Todosijeviç ka thënë se Asociacioni i Komunave Serbe është një obligim ndërkombëtar.

“Megjithatë, Perëndimi dhe Prishtina nuk janë gati ta formojnë atë, dhe ASK, për fat të keq, ende përdoret për shantazh Serbinë dhe Beogradin”, ka thënë ai, shkruajnë mediat serbe.

“Nëse Perëndimi dhe Prishtina nuk duan për të formuar ASK-në, ne kemi një të drejtë krejtësisht legjitime të marrim fatin në duart tona dhe vetë ta formojmë atë. Për të vendosur mbi jetën tonë”, citohet më tej Todosijeviç.

Dhe për këtë, siç ka shtuar ai, serbët janë të vendosur edhe përkundër presioneve nga Prishtina dhe BE.

“Ne kemi dëgjuar se do të na arrestojnë. Le të na arrestojnë, nëse munden të gjithëve”, ka thënë Todosijeviç.

Ai ka kritikuar përfaqësuesit e BE-së, për siç thuhet “pse nuk erdhën në këtë mbledhje”, shkruan telegraf. Me kërkesë të Kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiç, takimi thuhet se ka filluar simbolikisht në 12:44, në përputhje me rezolutën e OKB-së 1244./Kosova  Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit