Ministri iranian: Mund të negociojmë me SHBA-në nëse lejon Khamenei

Mos i humb

Irani mund të negociojë me qeverinë e SHBA-ve nëse për një gjë të tillë jep leje lideri suprem Ayatollah Khamenei, tha ministri iranian i Inteligjencës, Mahmoud Alavi.

Agjencia zyrtare iraniane e lajmeve IRNA raportoi se duke folur në një aktivitet në provincës Mazenderan, Alavi tha se presidenti amerikan Donald Trump përpiqet ta vë Iranin nën presion përmes sanksioneve, por shtoi se kjo gjë nuk ka arritur cakun.

“Aktualisht, presidenti amerikan po e kupton se sanksionet, përkundrazi, nuk kanë pasur asnjë përfitim dhe se e kanë bashkuar tutje popullin tonë”, tha Alavi.

“Nëse presidenti i SHBA-ve dëshiron t’i heqë sanksionet, ne e vlerësojmë këtë. Po ashtu, nëse lideri suprem i revolucionit (Khamenei) jep leje, atëherë fillojnë negociatat midis Iranit dhe SHBA-së”, shtoi ai.

Ndryshe, Donald Trump disa herë është shprehur se dëshiron të bisedojë me zyrtarët iranian, por lideri i Iranit Khamenei kishte mbyllur dyert e negociatave me Washingtonin, duke thënë se qeveria amerikane është “e pabesueshme”.

Ndërkaq, presidenti i Iranit, Hasan Rouhani, ka thënë se SHBA duhet të heqë dorë nga të gjitha presionet në mënyrë që të hapen negociatat.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit