Ministri Lekaj: Do ta ndryshojmë gjendjen e rrugëve dhe hekurudhave

Mos i humb

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot ka nënshkruar marrëveshjen me Ndërmarrjen “Infrakos” dhe me Asociacionin Kosovar të Motorizimit “AMRKS”.

Me këtë rast ministri Lekaj tha se këto marrëveshje kanë impakt pozitiv për gjithë qytetarët e vendit në sigurimin e tyre dhe edukimin në komunikacionin rrugorë dhe hekurudhor.

“Këto marrëveshje kanë impakt pozitiv në sigurimin e qytetarëve për bartjen e buxhetit dhe për sanimin e hekurudhave. Ne do të krijojmë standarde në lëvizjen e lirë dhe më zvogëlimin e aksidenteve, do ta ndryshojmë gjendjen më infrastrukturën rrugore  dhe në hekurudha për të parandaluar aksidentet “, theksoi Lekaj.

Lekaj siguroi se kjo marrëveshje do të implementohet  në tërësi , sepse ka të bëjë me sigurinë dhe edukimin e qytetarëve .

Ndërsa Agron Thaçi, përfaqësues i “ Infrakos2 tha se kjo marrëveshje po ndodhë për herë të parë që nga pas luftës për ndalimin e pikave të zeza në komunikacion.

“Sot është një ditë e veçantë, sepse për herë të parë pas luftës po marrim një iniciativë për të ndaluar vendkalimet në nivel të cilat janë pikë e zezë në komunikacionin hekurudhor dhe atë rrugor. Ne nuk kemi arritur më parë ti realizojmë këto, por sot kjo bëhet falë buxhetit por edhe iniciativëssë ministrit. Kjo është një nismë shumë e mirë që në vitin e ardhshëm ta ngrisim dhe ta përfundojmë këtë projekt, për të ulur shkallën e aksidenteve me fatalitet në rrugët e Kosovës”, tha Thaçi. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit