Ministri Lluka jep lajmin e madh për romingun

Mos i humb

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka dhënë lajmin e madh se që nga sot hynë në fuqi marrëveshja për romingun me shtetet e Ballkanit perendimor. Sipas tij nga sot ju që udhëtoni drejtë Shqipërisë, Maqedonisë, Malit te Zi, Bosnës dhe Serbisë mund të bëni thirrje për 15 cent për minut, thirrje të pranuara për 4 cent, mesazh për 4 cent si dhe internet për 4 cent për MB. Lluka ka paralajmëruar se brenda 2 viteve, do të eliminohen tërësisht  tarifat për romingun.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Nga sot, hyn në funksion marrëveshja e roamingut me shtetet e ballkanit perendimor që e kam nënshkruar në Beograd, në Prill të këtij viti.

Nga sot, ju mund të flisni me çmime mbi 90% më të lira në tërë vendet e ballkanit perendimor, përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Bosnën dhe Serbinë.

Nga sot, tarifat janë zbritur drastikisht por, brenda 2 viteve, do të eliminohen tërësisht (korrik 2021).

Pra nga sot, kudo që jeni në njërin nga shtetet e lartëpërmendura, ju mund të bëni thirrje për 15 cent për minut, mund të pranoni thirrje për 4 cent për minut, mund të dërgoni mesazh për 4 cent për mesazh dhe mund të përdorni internet për 4 cent për MB.

Tarifat e aplikiuara janë të bashkangjitura.

Komunikim të këndshëm kudo që udhëtoni!

Ju lutem ndani me miq që të informohen të gjithë.

No photo description available.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit