
Ministri i Tregëtis dhe Industrisë, Endrit Shala, ka njoftuar se nga sot të gjithë operatorët ekonomikë që ofrojnë shërbime të shitjes së produkteve të naftës duhet t’i vendosin tabelat treguese të çmimeve të produktit.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ministri Shala, përmes një postimi në faqën e tij zyrtare derisa ka shkruar se përmes kësaj urdhërese synohet të arrihet qëllimi për mbrojtjen e konsumatorëve që të njoftohën në mënyrë sa më transparente për çmimet e këtyre produkteve.
Ndër të tjera Shala, ka theksuar faktin se prioritet i tyre është mbrojta e konsumatorëve dhe ofrimi i produkteve cilësore në treg.
Ky është postimi i plotë i ministrit Endrit Shala:
Të nderuar qytetarë
Sot kam nxjerr një urdhëresë që obligon të gjithë operatorët ekonomik që ofrojnë shërbime të shitjes së produkteve të naftës që çdo pikë shitëse të vendosin tabelat treguese të çmimeve të produkteve të naftës (Nafta, Benzina dhe GLN).
Tabelat treguese të çmimeve të produkteve të naftës duhet ta kenë të pasqyruar permanent çmimin e produktit dhe të vendosen para ose në hyrje të pikës-shitëse dhe të ketë dukshmëri të qartë dhe çmimet të jenë të lexueshme.
Kjo urdhëresë është në vazhdën e mbrojtjes së konsumatorit dhe transparencës me çmime, që qytetari i Kosovës duhet të jetë i njoftuar gjithmonë para se të furnizohet me derivate.
Ndër prioritetet e mia kryesore është mbrojtja e konsumatorit dhe ne po punojmë çdo ditë që të mbrojmë konsumatorin tonë, t’i rrimë afër duke i kontrolluar produktet për cilësinë e tyre në treg.
E.SH



