Ministri turk i Drejtësisë letër homologut amerikan për gjykimin e ish-zv/drejtorit të Halkbank

Mos i humb

Ministri i Drejtësisë i Turqisë, Abdulhamit Gul, i ka dërguar letër homologut të tij amerikan, Jeff Sessions, në lidhje me gjykimin e ish-zv/drejtorit të Halkbank, Hakan Atilla, i cili u arrestua në fillim të këtij viti në SHBA, për të cilin gjykata amerikane në një seancë të këtij muaji solli si dëshmitar një të dyshuar të FETO-s.

Në letrën e tij, Gül ka thënë se Turqia është vend që ka zbatuar detyrat ndërkombëtare në luftën kundër terrorizmit, duke theksuar se pret edhe nga bashkëpunëtorët e tjerë të tregojnë solidaritetin dhe sinqeritetin e njëjtë në luftën kundër të gjitha organizatave terroriste dhe kërcënimeve ndaj sigurisë ndërkombëtare.

Gul ka potencuar se fakti që SHBA-të strehojnë kreun e organizatës terroriste FETO, Fetullah Gylen, dhe anëtarët e tjerë të organizatës, hijëzon marrëdhëniet mes vendeve dhe perspektivën për bashkëpunim ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit.

Ministri turk ka shtuar se në gjykimin në fjalë diskutohen çështje të politikës së brendshme turke, në të cilin, sipas tij, të pavërtetat shfaqen si të vërteta.

“Treshja anëtare e FETO-s, një gjykatës, një prokuror dhe një polic, në një operacion të nisur për rrënimin e qeverisë legjitime në vendin tonë, kanë sajuar akuza me një komplot të paligjshëm të pabazë, të cilat sot janë transferuar në këtë gjykim. Ne e shohim me keqardhje se si ky gjykim, i hapur për të mbrojtur interesat financiare të SHBA-ve, është kahëzuar për t’i shërbyer një operacioni të organizatës terroriste FETO të ngelur në gjysmë në Turqi”, ka thënë Gul.

Ministri turk ka shprehur shqetësim që në seancën e mbajtur më 11 dhjetor të vitit 2017, si dëshmitar ishte thirrur ish-zyrtari policor i arratisur, Huseyin Korkmaz, i dyshuar si anëtar i FETO-s dhe i akuzuar nga gjykata turk për “përpjekje për rrënimin e qeverisë së Turqisë”, për të cilin Turqia pret ekstradim.

Gul e ka quajtur të pavërtetë dhe sajim dëshminë e Korkmaz, duke e cilësuar si skandal të madh marrjen e tij si dëshmitar duke qenë i dyshuar për terrorizëm, ndërkohë që ka shprehur bindjen se autoritetet amerikane do të ndërmarrin masat e duhura, pa lejuar rezultate të cilat do të ndikonin nw marrëdhëniet mes dy vendeve./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit