Ministri turk i mbrojtjes bisedon me homologun amerikan

Mos i humb

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun amerikan, Mark Esper, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas ministrisë, Akar dhe Esper në bisedën telefonike kanë theksuar se puna në lidhje me vendosjen e zonës së sigurt për të cilin Turqia dhe SHBA janë pajtuar më 17 tetor 2019, synon të jetë e suksesshme në kuadër të respektit ndaj integritetit territorial të Sirisë.

Në bisedë është theksuar se pritet nga SHBA-të që të përmbushë zotimet dhe se vazhdon vendosmëria në luftën kundër DEASH-it, për të shtuar se janë duke ndjekur prej afër tërheqjen e PKK/YPG-së nga zona e sigurt brenda 120 orëve, mbledhjen e armëve të rënda, përfundimin e aktiviteteve për shkatërrimin e fortifikimeve, ashtu siç është potencuar në marrëveshje.

Ndërkohë gjithashtu është bërë e ditur se në rast të ndonjë provokimi ndaj elementeve të Forcave të Armatosura të Turqisë, do të ushtrohet e drejta e vetëmbrojtjes.

Turqia dhe SHBA dje arritën një marrëveshje për të pauzuar operacionin antiterrorist në veri të Sirisë.

Turqia ra dakord të pauzojë operacionin e saj “Burimi i Paqes” për 120 orë në mënyrë që të lejojë tërheqjen e terroristëve të YPG/PKK-së nga zona e planifikuar e sigurt.

Në bisedimet e së enjtes, Erdoğan dhe nënpresidenti amerikan Mike Pence gjithashtu ranë dakord që Turqia të ketë një zonë prej rreth 30 kilometrash në kufirin sirian.

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eleminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit