Ministri turk për Çështjet BE-së vizitë në Bruksel

Mos i humb

Ministri i turk për Çështjet e Bashkimit Europian, Omer Çelik, sot në Bruksel është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të Punëve të Jashtme dhe Politikave të Sigurisë së Bashkimit Europian (BE), Federica Mogherini dhe zëvendëskryetarin e parë të Komisionit të BE-së, Frans Timmermans.

Çelik në kuadër të vizitës në Bruksel sot është takuar me zyrtarë të lartë të Bashkimit Eurorpian.

Gjatë këtyre takimeve është diskutuar për zhvillimet e fundit në marrëdhëniet Turqi-Bashkimi Europian.

Ministri turk Çelik njoftoi bashkëbiseduesit lidhur me Operacionin “Dega e Ullirit” të nisur nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) kundër objektivave të organizatave terroriste PYD/PKK dhe DEASH në rajonin Afrin të Sirisë. /Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit