Ministria e Mjedisit e punëson jashtëligjshëm ish-anëtaren e Kryesisë së AKR-së

Mos i humb

Vetëm katër muaj pasi kishte lënë pozitën e këshilltares së lartë në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Arta Haxhaj, ish-anëtare e Kryesisë së Aleancës Kosova e Re, është zgjedhur në pozitën e udhëheqëses së Autoritetit Rajonal për Pellgje Lumore (ARPL) në këtë ministri.

Kjo bie ndesh me Ligjin e ri për parandalimin e konfliktit të interesit, i cili ka hyrë në fuqi në prill të këtij viti.

“Zyrtari i lartë nuk ka të drejtë të përfshihet në marrëdhënie kontraktore, drejtpërdrejt ose nëpërmjet ndonjë personi të afërm ose të besuar, me institucionin ku ka ushtruar funksionin publik për një periudhë deri në dy (2) vjet pas përfundimit të funksionit publik”, thuhet në këtë ligj.

Haxhaj ishte emëruar këshilltare e lartë politike në MMPH më 20 nëntor të vitit të kaluar dhe ka qëndruar në këtë post deri në korrik të këtij viti.

Fillimisht në maj të këtij viti, MMPH-ja kishte shpallur konkurs të brendshëm për pozitën e udhëheqësit të ARPL-së, shkruan koha ditore. Por ky konkurs ishte anuluar me vendim të sekretarit, pasi vetëm dy nga kandidatët që kishin aplikuar i kishin plotësuar kriteret për këtë pozitë dhe se duhej të ishin së paku tre. Ndërsa më 31 gusht kishte shpallur konkursin e ri, në të cilin parashihej që të aplikonin edhe kandidatë jashtë institucionit. Më 16 tetor të këtij viti, MMPH-ja ka njoftuar se ka zgjedhur Arta Haxhajn në krye të këtij departamenti./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit