Ministria turke e Mbrojtjes: Rrëzohet një avion L-39 i regjimit sirian

Mos i humb

Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se në kuadër të operacionit “Mburoja e Pranverës” është rrëzuar një avion luftarak L-39 i regjimit sirian.

“Në kuadër të operacionit ‘Mburoja e Pranverës’ është rrëzuar një avion luftarak L-39 që i përkiste regjimit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë turke të Mbrojtjes.

Nga ministria gjithashtu kanë informuar se në 24 orët e fundit, Turqia ka neutralizuar 327 ushtarë të regjimit sirian, 1 avion, 1 dron, 6 tanke, 5 raketahedhës dhe 2 sisteme të mbrojtjes ajrore.

Forcat tukre kanë ndërmarrë një operacion në Idlib si përgjigje e sulmit të kryer nga forcat e regjimit të Asadit më 27 shkurt mbi forcat turke në rajon.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit