Ministrja gjermane e Mbrojtjes vizitë në Afganistan

Mos i humb

Ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, Ursula von der Leyen vizitoi ushtarët gjermanë në bazën e NATO-s në provincën Belh, në veri të Afganistanit.

Von der Leyen në një deklaratë gjatë vizitës së bazës në qytetin Mezar-i Sherif tha se po përgatiten për një detyrë afatgjate në Afganistan.

Ajo tha se ushtarët e rinj të cilët do të dërgohen në Afganistan do të bëjnë trajnimin e forcave afgane të sigurisë. Von der Leyen thotë se kohëzgjatja e misionit është e lidhur me gjendjen e sigurisë në vend.

Ministrja gjermane theksoi se Afganistani ende nuk është i gatshëm të marrë përsipër përgjegjësinë mbi sigurinë.

Ende nuk dihet nëse ministrja gjermane e Mbrojtjes Von der Leyen gjatë vizitës së saj do të takohet apo jo me zyrtarët afganë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit