Ministrja Hoxha flet për liberalizimin pas deklaratave të Sholtes dhe Fajon

Mos i humb

Ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha,përmes një postimi në Facebook, ka shprehur mirënjohje për Raportuesit për Kosovën Igor Sholtes dhe Raportueses së Parlamentit Europian për Kosovën, Tanja Fajon, përkushtimin e tyre në procesit të liberalizimit për Kosovën.

Por, Hoxha, duket të jetë optimiste , derisa shprehet se Kosova pret votim pozitiv në Këshillin e Ministrave.

“Ne presim nga Këshilli i Ministrave që të përdorin standarde të njëjta për çështjen e njëjtë, këtë e meritojnë qytetarët tanë. Madje, në rastin tonë, vlerat e BE-së, nuk presim të bien ndesh me vlerat e proklamuara, edhe për Kosovën!”, ka shkruar Hoxha.

Ja postimi i plotë i Ministres Hoxha në rrjetin social:

“Dy qëndrimet e sotme, të Z. Sholtes dhe znj. Fajon, janë për çdo respekt, ngase, rikonfirmojnë qëndrimet tona, vizionin dhe besimin tonë, në punën dhe përkushtimin e përbashkët me BE-në dhe faktorët tjerë relevantë për liberalizim.

Ne presim nga Këshilli i Ministrave që të përdorin standarde të njëjta për çështjen e njëjtë, këtë e meritojnë qytetarët tanë. Madje, në rastin tonë, vlerat e BE-së, nuk presim të bien ndesh me vlerat e proklamuara, edhe për Kosovën!”/Kosova Post/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit