Ministrja Hoxha: Kosova e Maqedonia të përfshihen në planet për zgjerim të BE-së

Mos i humb

Ministrja për Integrimin Europian, Dhurata Hoxha, po zhvillon takime zyrtare me Z. Bujar Osmani, zv/kryetari i Qeverisë së Maqedonisë, përgjegjës për Çështje Europiane.

Mbledhja e parë të Komitetit të përbashkët për integrime europiane në mes Republikës së Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë, po bëhet në kuadër të Marrëveshjes për bashkëpunim për çështjet në sferat e integrimit europian.

Qëllimi i këtyre takimeve është shkëmbimi i përvojave në sferat e integrimit europian mes dy vendeve.

Para fillimit të takimit, Ministrja Hoxha ka theksuar se në këtë mbledhje të përbashkët, do të rikonfirmohet gatishmëria dhe zotimi ynë i përbashkët, Kosovës dhe Maqedonisë, për rrugën tonë të përbashkët drejt vlerave të përbashkëta, brenda proceseve integruese, brenda integrimeve europiane.

“Jam e nderuar që sot së bashku me Zv/kryeministrin Osmani të thellojmë bashkëpunimin, të harmonizojmë dhe koordinojmë lehtësimet për njëri tjetrin, procesin integrues”, ka theksuar Ministrja Hoxha.

Jemi të përkushtuar që të zbatojmë synimet e vendeve tona dhe qytetarëve tanë, për procesin integrues. Së bashku, theksoi Ministrja Hoxha, sfidat e proceseve nëpër të cilat po kalojnë vendet tona, janë më lehtë të përballueshme.

Gjithsesi, jemi të vendosur në rrugën tonë, për proceset integruese duke qenë edhe kjo pjesë e Evropës, e integruar brenda vlerave dhe të arriturave evropiane, ka theksuar ministrja Hoxha./Kosova post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit