Ministrja Kushi takon homologun turk: Vullnet i përbashkët për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e arsimit

Mos i humb

Në kuadër të vizitës zyrtare të delegacionit shqiptar në Turqi, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj.

Evis Kushi është takuar në Stamboll me homologun e saj turk.

“Në Stamboll, ku pata kënaqësinë të takohesha me homologun Ziya Selçuk, Ministër i Arsimit Kombëtar i Republikës së Turqisë, vlerësuam bashkërisht ecurinë e deritanishme të marrëdhënieve tona dypalëshe”, shprehet Ministrja Kushi në publikimin e saj.

Ndërkohë, Znj. Kushi njofton së gjatë takimit me ministrin turk është diskutuar më konkretisht mbi pikat e zbatimit të marrëveshjes së nënshkruar në fillim të këtij viti mes dy vendeve.

Ndër të tjera, ajo nënvizon se mes dy palëve është shprehur vullneti i përbashkët për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë e Turqisë në fushën e arsimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit