Ministrja Reshitaj kërkon vendim për shpronësimin e pronave për autostradën Prishtinë-Gjilan

Mos i humb

Diskutimi i Propozimit për shqyrtimin e mëtejshëm të kërkeses për shpronësim të pronave të cilat preken nga realizimi i Projektit të Infrastrukturës, Ndërtimi i Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, segmenti Banullë-Bresalc.

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, tha se Departamenti i shpronësimit ka pranuar nga Ministria e Infrastrukturës shkresën me të cilën kërkohet shpronësimi i pronave të cilat janë në interes për ndërtimin e autostradës.

Ajo ka kërkuar nga Qeveria që të nxjerrë vendim për shpronësimin e pronave që janënë interesë për këtë autostradë.

“Realizimi i projektit të autostradës kalon nga 10 zona kadastrale. Pas pranimit të kërkesës ne e kemi shqyrtuar kerkesen në aspektin teknik ku kemi bërë vlershmet në elaobrat. Sipas kësaj procedure ka shqyrtuar në mënyrë të detajuar kërkesën për shpronsim dhe ka konstatur se shpronësimi i përmbush kriteret. Meqenëse kerkesa përmbush kushtet ligjore, departamenti shpronësimit kërkon që Qeveria të nxjerrë vendim për shpronësim për pronat që janë në interes për autostradë”, tha Reshitaj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit