Miratohet në parim Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lirinë fetare

Mos i humb

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lirinë fetare në Kosovë.

Pro këtij Projektligji ishin 61 deputetë, kundër ishin 4 deputetë dhe 13 deputetë abstenuan.

Me ndryshimet që i janë bërë këtij ligji, nga pesë bashkësi fetare në Kosovë, Bashkësia Islame e Kosovës, Kisha Ortodokse Serbe, Kisha Katolike, Bashkësia e Besimit Hebre dhe Kisha Protestante Ungjillore, i është shtuar edhe një bashkësi fetare, ajo e Tarikateve të Kosovës.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në seancën e sotme të Kuvendit, ka prezantuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31për Lirinë Fetare në Kosovë, duke thënë se nevojitet avancimi i kornizës ligjore që rregullon statusin juridik të bashkësive fetare, pozitën e tyre juridike dhe fondet e tyre.

Me ligjin në fuqi njihen pesë bashkësi fetare në Kosovë, BIK, Kisha ortodokse Serbe, Kisha katolike, Bashkësia e besimit hebre dhe Kisha protestante. Në projektligj është shtuar edhe bashkësia e tarikateve të Kosovës. “Projektligji bazohet në konventat ndërkombëtare”, ka thënë Haradinaj duke ftuar deputetët të mbështesin këtë projektligj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit