Misteri i firmave, Paloka propozon zgjidhjen për Bashën e Berishën

Mos i humb

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një deklaratë para mediave ka propozuar zgjidhjen e tij për ngërçin dhe misterin e 4200 firmave që pretendohet të jenë mbledhur nga Sali Berisha për të thirru Kuvendin Kombëtar.

Këto firma kontestohen nga Lulzim Basha ku thuhet se firmat janë “blof” i Berishës.

Paloka ka propozuar se nga të dyja palët mund të caktohet një person që të shkojnë në zyrën e tij dhe të verifikojnë një nga një të gjithë formularët.

“Do i propozoja dhe i kam propozuar palëve një zgjidhje që të ishte shteruese dhe të hiqet çdo dyshim që ka mes palëve.

Statuti nuk parashikon procedurë dhe palët nuk kanë besim. Të caktojnë nga një person dhe njerëzit të merren.

Për njërën palë Ivi Kaso dhe palën tjetër Ervin Minarolli personi që merret në sekretariat.

Po bëj propozim që palët të ulen dhe të eliminojnë hijet e dyshimit.

Të ecim dhe të çojmë procesin para. Të vijnë në zyrën time të bëjnë verifikimet një nga një për 4200 firmat që janë në zyrën time. Pa vazhduar me sulme dhe dyshime”

“Unë thash nëse jam në këtë pozicion dhe po propozoj një zgjidhje nëse palët nuk pranojnë i bie që nuk duan të ketë zgjidhje.” tha Paloka.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit