Mitingjet e Bashës, Rama: Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore

Mos i humb

Takimet elektorale me shumë njerëz të Lulzim Bashës kanë sjell përplasje mes tij dhe kryeministrit Edi Rama.

Ky i fundit teksa ka shpërndarë dy foto ku në një prej tyre shfaqet Basha në një miting në Korçë dhe në foton tjetër të moshuarit në qendër të Tiranës që presin radhën për tu vaksinuar, Rama thotë se kryedemokrati po rrezikon shëndetin e shqiptarëve për në fushatë mizerabel.

Rama e cilëson djallëzi këmbënguljen sipas tij të Bashës në fajin e kërcënimit të shëndetit të njerëzve.

Postimi i plotë:

“Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore”, thoshin latinët.

Kjo këmbëngulje prej shejtanbudallai në fajin e kërcënimit të shëndetit të njerëzve për interesin mizerabël të një fushate edhe më mizerabël, me makina, bori, zhurmë e turmë, duke bërë përshesh në çdo shesh, është një djallëzi prej njerëzish pa vizion, pa karakter, pa përgjegjësi e as fije njerzillëku

*Sot në Tiranë, ku vazhdon vaksinimi masiv e në Korçë, ku u krye një tjetër faj i shëmtuar infektimi masiv

(Lus Zotin që për dy a tre javë që i duhen virusit të kapë rrugët e frymëmarrjes, këta njerëz të verbër e të keqpërdorur, të mos përfundojnë spitaleve për mullaqet e Lulëzimit e për mustaqet e Saliut)

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit