Mitsotakis kërkon “hapa të guximshëm” për të forcuar lidhjet me Turqinë

Mos i humb

Kryeministri i sapozgjedhur grek, Kyriakos Mitsotakis, ka propozuar marrjen e “hapave të guximshëm” për të forcuar marrëdhëniet bilaterale me Turqinë.

“I bëj thirrje (presidenti turk) Recep Tayyip Erdoğan për një qasje të ndërsjellë në të cilën ne do të ndërmarrim hapa të guximshëm”, tha dje Mitsotakis në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Parlamentit.

Ai tha se dëshiron të vazhdojë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe të përmbahet nga “retorika agresive”.

“Ne po jetojmë së bashku në këtë gjeografi. Tensionet e panevojshme dhe gara e armëve privojnë të dyja vendet nga burimet e vlefshme”, tha Mitsotakis.

Më 7 korrik, partia Demokracia e Re (ND) e Greqisë e udhëhequr nga Mitsotakis shënoi një fitore të qartë në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme.

Lidhjet turko-greke kanë qenë në mosmarrëveshje, veçanërisht për shkak të zhvillimeve të fundit në Mesdheun Lindor.

Turqia ka kontestuar vazhdimisht shpimin e njëanshëm të administratës qipriote greke në Mesdheun Lindor, duke pohuar se Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) po ashtu ka të drejta për burime në zonë.

Që nga kjo pranverë, Ankaraja ka dërguar dy anije shpimi në Mesdheun Lindor, ‘Fatih’ dhe ‘Yavuz’, duke mbrojtur të drejtat e Turqisë dhe TRNC-së mbi burimet e rajonit.

Athina dhe grekët qipriotë kanë kundërshtuar këtë veprim, duke kërcënuar se do të arrestojnë ekuipazhet e anijeve dhe duke kërkuar nga udhëheqësit e Bashkimit Evropian (BE) t’u bashkohen kritikave të tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit