Mjeti del nga rruga dhe përplaset me karburantin në Milot, plagosen rëndë dy të rinjtë

Mos i humb

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Milot, ku dy persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e daljes së një mjeti nga rruga, në afërsi të një karburanti.

Burime bëjnë me dije se të plagosur kanë mbetur dy tw rinj tw moshws 21 dhe 22-vjeç, të cilët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte mjeti që drejtohej nga një prej të rinjve.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit