MM e Turqisë: Që nga fillimi i operacionit “Mburoja Pranverës” janë neutralizuar 3.138 elementë të regjimit

Mos i humb

Ministria turke e Mbrojtjes ka njoftuar se që nga fillimi i operacionit “Mburoja Pranverës” e deri më tani janë neutralizuar 3.138 elementë të regjimit.

Koloneli Olcay Denizer, një zyrtar i Ministrisë turke të Mbrojtjes ka dhënë informacione lidhur me operacionin “Mburoja Pranverës” i cili vazhdon në Idlib të Sirisë.

Denizer njoftoi se si pasojë e zjarrit të hapur nga regjimi i Asadit janë martirizuar 2 ushtarë dhe janë plagosur 6 të tjerë, ndërkohë që pas përcaktimit, objektivat në rajon janë vendosur nën shenjestrën e zjarrit dhe se goditja e këtyre objektivave vazhdon ende.

“Shpreh mëshirën e Allahut mbi dëshmorët e rënë, ngushëllimet për familjet, TSK-në dhe popullin tonë si dhe u uroj shërim të shpejtë të plagosurve. Gjaku i dëshmorëve tanë nuk ka mbetur asnjëherë pa kundërpëgjigje dhe gjithashtu as pas kësaj nuk do ta lëmë pa përgjigje. Që nga fillimi i operacionit e deri më tani janë neutralizuar, 3 avionë, 8 helikopterë, 3 dronë, 151 tanke, 47 topa/obusë, 52 multiraketahedhës, 8 sisteme të mbrojtjes ajrore, 12 armë kundërtank, 4 mortaja, 24 mjete të blinduara, 27 mjete luftarake të blinduara, 34 mjete të armatosura, 60 mjete ushtarake dhe 10 depo të armatimeve të regjimit. Gjithashtu janë neutralizuar edhe 3.138 elementë të regjimit. Operacionet tona do të vazhdojnë deri në thyerjen e duarve të përgjakura që zgjaten kundër ushtarëve tanë dhe civilëve të pafajshëm”, u shprehu koloneli Denizer.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit