Mogherini: BE përpjekje për zgjidhjen e çështjes Izrael-Palestinë

Mos i humb

Përfaqësuesja e Lartë e Punëve të Jashtme dhe Politikave të Sigurisë së Bashkimit Europian (BE), Federica Mogherini, tha se BE do të japë përpjekje më të mëdha për zgjidhjen e çështjes Izrael-Palestinë.

Mogherini, e cila mblodhi ministrat e jashtëm të BE-së, në fjalimin para Komisionit për Punë të Jashtme të Bashkimit Europian, tha se temat kryesore të mbledhjes do të jenë Libia dhe Palestina.

Ajo gjithashtu pohoi se ministrat e jashtëm të BE-së, do takohen me presidentin e Palestinës, Mahmud Abbas, dhe se BE do të bëjë çfarë të mundet për rifillimin e procesit të paqes mes Palestinës dhe Izraelit.

– “BE do të rrisë aktivitetet për zgjidhjen me dy shtete”

Mogherini deklaroi se në kuadër të kësaj, me iniciativë të BE-së, Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm (AHLC) , i cili koordinon ndihmat humanitare ndërkombëtare për Palestinën, do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme në Bruksel. “BE do të rrisë aktivitetet për zgjidhjen me dy shtete”, tha ajo.

Sipas saj, BE, bota arabe dhe Kombet e Bashkuara besojnë se zgjidhje e vetme reale lidhur me statusin e Kudsit, është që Kudsi të jetë kryeqytet i të dy vendeve.

Duke bërë të ditur që janë në kontakt të afërm me Jordaninë lidhur me zgjidhjen e çështjes Izrael-Palestinë, Mogherini shtoi se në kuadër të kësaj ka mundësi që në muajin shkurt në Bruksel të vijnë ministrat e Ligës Arabe.

Mogherini poashtu tha se për gjendjen e fundit në Libi, do të marrë informacione nga Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara, Ghassan Salame./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit