Mohohen pretendimet e RIA-s se në Afrin është rrëzuar një helikopter turk

Mos i humb

Pasi agjencia ruse e lajmeve RIA pretendoi se “në Afrin është rrëzuar një helikopter turk”, është konfirmuar se bëhet fjalë për pohime të pasakta.

Agjencia ruse e lajmeve, duke iu referuar informacioneve të përfaqësuesve të PYD/YPG-së, pretendoi se “në Afrin është rrëzuar një helikopter i forcave turke”.

RIA theksoi se këtë informacion e mori në bisedën telefonike me një nga përfaqësuesit e PYD/YPG-së.

Por, AA nga burime konfidenciale mëson se në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” nuk ka ndodhur rrëzimi i çfarëdo helikopteri të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit