Molliqaj: E ndalëm ndikimin e Listës Serbe në shtetin tonë!

Mos i humb

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar për shkarkimin e Rikallos, duke thënë se për shkarkimin e ministrit Nenad Rikalo u organizuan protesta e mocion në Kuvend, por ai vazhdoi ushtrimin e detyrës së tij, deri në momentin kur PSD-ja, gjeti zgjidhjen.

Për më tepër, Molliqaj shprehet  kritik për zërat që, siç shkruan ai po përpiqen ta zbehin këtë vendim.

“Falë Partisë Socialdemokrate, Rikalo sot u shkarkua dhe njëkohësisht po pamundësohet ndikimi i Listës Serbe në shtetin tonë, sepse tash e tutje, kjo ministri nuk do të udhëhiqet nga Lista Serbe”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Postimi i plot i Molliqajt në Facebook:

Kushti 1: Shkarkohet Rikalo

Për shkarkimin e ministrit Rikalo u organizuan protesta e mocion në Kuvendin e Kosovës, por pavarësisht këtyre, ai vazhdoi ta mbante postin e ministrit.

Falë Partisë Socialdemokrate, Rikalo sot u shkarkua dhe njëkohësisht po pamundësohet ndikimi i Listës Serbe në shtetin tonë, sepse tash e tutje, kjo ministri nuk do të udhëhiqet nga Lista Serbe.

Ata që dikur ishin për shkarkimin e Rikalos, sot nga xhelozia e suksesit të partisë sonë, çuditërisht kanë ndërruar qëndrim dhe po mundohen që këtë shkarkim ta zbehin dhe ta paraqesin si të parëndësishëm. Por dallimi është se ata vajtojnë, ndërsa ne arrijmë rezultate konkrete ?

Sidoqoftë, fuqia e Partisë Socialdemokrate po shihet dita ditës. Ministria e Bujqësisë duhet të rifunksionalizohet dhe të hetohen të gjitha keqpërdorimet milionëshe. Nuk do të ketë vend në institucionet e Kosovës për njërëzit e dyshuar për krime ndaj shqiptarëve dhe keqpërdorime milionëshe të buxhetit tonë. Urime?

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit