Përveç tymueseve dhe goditjes së tryezave, deputetët e opozitës nuk kursehen as me përplasjet fizike. Në nisje të seancës tejet të shkurtër plenare, deputeti Gazment Bardhi i ka fikur mikrofonin Petro Koçit të PS, pasi këtij të fundit iu dha fjala nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.
Por përveç këtij veprimi në shkelje të rregullore, kamerat kanë pikasur dhe momentin kur deputeti tjetër i opozitës Edi Paloka ka tentuar të qëllojë me shuplakë Petro Koçin, por është penguar nga punonjësit e Gardës.
Nga ana tjetër deputeti socialist nuk ka lëvizur nga vendi.
Ashtu si herët e shkuara, salla e Kuvendit sa vjen e boshatiset dhe nuk njeh diskutime konstruktive për çështjet në rend dite.